Shtëpia e Bardhë: Komentet e Kim Jong Un edhe për dialog edhe konfrontim, sinjal interesant (fotot)

21/06/2021 15:16

Uashingtoni është ende duke pritur për komunkim direkt me Penianin për nisjen e bisedimeve të denuklearizimit në gadishullin Korean, tha këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA, Jake Sullivan.

Por ai shtoi se ishte një “sinjal interesant” komenti i liderit Kim Jong Un, i cili tha se vendi i tij është gati “edhe për dialog edhe konfrontim”.

Në komentet e tij të para për administratën e presidentit Joe Biden, Kim nxiti vendin e tij të përgatitet si për dialog, ashtu dhe për konfrontim me SHBA, veçanërish të dytën, sipas agjencisë shtetërore të veriore KCNA.

Duke folur me rrjetin ABC këshilltari i sigurisë Jake Sullivan tha se Uashingtoni do të ketë nevojë për një reagim më të qartë nga Peniani nëse dëshiron të shprehë vullnetin për bisedime.

“Komentet e tij kësaj jave ne i konsiderojmë një sinjal interesant, dhe do të shikojmë nëse ato do të ndiqen nga komunikime më të drejtpërdrejta për të gjetur rrugën e mundshme përpara. Një sinjal më i qartë do të ishte ‘Po, le ta bëjmë’, le të ulemi e të nisim negocjatat”.

Komentet e Kim vijnë në kohën kur i dërguari i ri amerikan në Korenë e Veriut, Sung Kim vjen në Korenë e Jugut, që prej emërimit muajin e kaluar.

Ai do të mbajë bisedime me homologët koreano-jugore e japonezë duke qëndruar atje deri në 23 qershor, ka njoftuar departamenti Amerikan i Shtetit.

Muajin e kaluar Korea e Veriut dënoi SHBA dhe fqinjin jugor duke thënë se qasja armiqësore e tyre kërkon reagime të vendosura nga Peniani.

FOTO GALERI
1/5
Një raport i fundit i një agjencie analistësh të Pentagonit thotë se Korea e Veriut ka rreth 60 mbushje luftarake bërthamore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA