Presidenti i zgjedhur paralajmëron Perëndimin për marrëveshjen bërthamore të Iranit (fotot)

21/06/2021 19:35

President i zgjedhur i Iranit në konferencën e tij të parë të shtypit ka mirëpritur sot negocjatat me fuqitë botërore për ringjalljen e marrëveshjes së vitit 2015 por ka paralajmëruar se do të mbrojë interesat kombëtare.

Për fitores bindëse në zgjedhjet e të premtes, Ebrahim Raisi premtoi se nuk do të lejojë zvarritje në bisedimet e Vienës dhe shtoi se programi raketor i Iranit nuk do të jetë “pjesë e negocjueshme” e tyre.

Marrëveshja ndërkombëtare e Iranit për mos-krijimin e armëve bërthamore u shemb që kur SHBA u tërhoq prej saj dhe rivendosi sanksionet ndaj Teheranit tre vjet më parë.

Raisi, kleriku musliman Shia që më parë drejtonte gjyqësorin e vendit dhe është i afërt me liderin suprem Ayatollah Ali Khamenei, fitoi në zgjedhjet e të premtes 62% të votës, duke mos pasur nevojë për raundin e dytë final.

Gjithsesi pjesëmarrja ishte 49% më e ulëta në vend që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Sot Raisi e përshkroi pjesëmarrjen e iranianëve në zgjedhje si një mesazh “uniteti i koordinimi” dhe si një sinjal për vazhdimin e rrugës së themeluesit të republikës islamike Ajatollah Ruhollah Khomeini.

Ai the se me votën e tyre, populli i kishte dhënë një mandat për të luftuar kundër “korrupsionit, varfërisë e diskriminimit”, për të cilat ai kishte akuzuar gjatë fushatës së presidenti i moderuar në ikje Hassan Rouhani nuk kishte arritur të realizonte.

Për bisedimet e Vienës ai tha: “Ne nuk do të kryejmë negocjata thjesht për të bërë negocjata, nuk do të lejojmë të zvarritemi kot por çdo raund duhet të ketë rezultatet e tij”.

Raisi nxiti SHBA të rikthehej në marrëveshjen bërthamore për të hequr sanksionet që kanë gjymtuar ekonominë e Iranit. I pyetur nëse do të takohej me presidentin Joe Biden, ai u përgjigj: “Jo.”

Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë e diskutimit në Vienë të programit raketor të Iranit apo politikat rajonale.

Të dielën, kryenegocjatori i Iranit në Vienë, Abbas Araqchi tha se përfaqësuesit ishin “më afër se kurrë” arritjes së kompromisit, por shtoi se mbyllja e boshllëkut të mbetur nuk ishte punë e lehtë.

Ndërsa kryeminsitri i ri i Izraelit, Naftali Bennett, paralajmëroi fuqitë botërore “të rizgjohen, para se të kthehen te marrëveshja bërthamore me Iranin”.

FOTO GALERI
1/3
President i zgjedhur i Iranit në konferencën e tij të parë të shtypit ka mirëpritur sot negocjatat me fuqitë botërore për ringjalljen e marrëveshjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA