Jemi më pak të paguarit në Europë/ Shqiptarët konsumojmë më pak se të gjithë qytetarët europianë

21/06/2021 19:42

Një shqiptar paguhet sa një e treta e pagës së një evropiani. Kështu e përkufizon Eurostat nivelin e të ardhurave në vendin tonë. Shqipëria është në vendin e parafundit për pagat, më keq se në është vetëm Bosnje Hercegovina, një shtet që u shkatërrua nga lufta e gjatë etnike dhe ende vuan përçarjen.

Ndërkohë në konsum Shqipëria është në vendin e fundit porsa i përket duke u renditur kështu poshtë Bosnjës.

Në krahasim me fqinjët mbetemi mbrapa teksa Mali i Zi, Maqedonia e Veriu  dhe Serbia po i afrohen mesataren së pagave në vendet e Bashkimit Europian.

Shqipëria edhe pse ka një ndër rëniet ekonomike më të ulëta në rajon gjatë vitit pandemik të 2020-ës kjo nuk është përkthyer në mirëqenie për popullsinë, që do të thotë se ekonomia jonë ka probleme të thella strukturore dhe paraja shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Paraja lëviz, por më së shumti në duart e një grupi të vogël personash.

Ish-ministri i financave Arben Malaj mendon se politika është duke ndjekur vendimet e gabuara në termin afatgjatë për të ndryshuar këtë panoramë:

Edhe pse Shqipëria e rriti pagën mesatare gjatë 2020-ës, kjo nuk u përkthye në fuqi blerëse për konsumatorët , ndërsa edhe rritja e nivelit të pagës minimale nuk dha efektet e duhura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA