Gruaja vret njerkun që e kishte përdhunuar që 12 vjeçe, pas 24 vitesh abuzimi në Francë (fotot)

21/06/2021 18:08

Valérie Bacot, e cila ka qëlluar për vdekje njerkun dhe babanë e tre fëmijëve të saj në fillim të vitit, thotë se bëri këtë si mënyra e vetme për të shpëtuar nga 24 vitet e makthit e kontrollit të tij abuziv.

Njerku i saj abuziv i kthyer në bashkëshort, e përdhunonte e dhunonte dhe e prostituonte, thuhet në dokumentet e përgatitura për gjyq.

Bacot përballet me akuza vrasjeje në France pas vdekjes më 13 mars të atij një njihet si “monstra i incestit” Daniel “Dany” Polette.

Në gjyqin e ngjarjes në Chalon-sur-Saône, Burgundy pritet të dëgjohet shumica e asaj që është shkruar tashmë në librin e Bacot: ‘Tout le Monde Savait’ (Të gjithë e dinin).

Bacot pretendon se Polette ktheu jetën e saj në një ferr per 24 vjet, që kur e përdhunoi për herë të parë në moshën 12 vjeçare dhe trembej se ai do të vriste katër fëmijët e saj.

Nëna e tmerruar thotë se e gjithë jeta e saj kontrollohej nga Polette, dhe ka pranuar se përdori pistoletën që burri fshihte mes sediljeve të makinës, për t’u çliruar nga rrahjet dhe prostitucioni i përditshëm, raporton britanikja The Guardian.

Avokatët e Bacot, Janine Bonaggiunta e Nathalie Tomasini thonë në parathënien e librit: “Kjo është një grua e shkatërruar dhe e lënduar, jo vetëm nga mungesa e dashurisë së nënës së saj, nga përdhunimet, rrahjet e prostitucioni, por mbi të gjitha nga indiferenca dhe heshtja e shoqërisë.

“Prej moshës së vogël, ai e detyroi të kalonte gjëra të tmerrshme për të cilat ajo nuk  mund të fliste me asnjë, as me ata më pranë saj. Kjo histori jete është e tmerrshme.”

Në gjykatë do të dëgjohet sesi fëmijëve të Bacot u thuhej nga policët të largoheshin kur shkonin për të denoncuar dhunën ndaj nënës së tyre në duart e Polette.

Ajo do të tregojë sesi nuk kishte ku të drejtohej, pa para dhe nën kontrollin total të Polette, për të shpëtuar nga terrori dhe kërcënimet e tutorit të saj.

Në maj, Fayard, një nga shtëpitë më të mëdha botuese të Francës publikoi librin e Bacot: Tout le Monde Savait (Të gjithë e dinin).

Fushata e dhunës së Polette nisi kur nëna e alkoolizuar e Bacot nisi marrëdhënien me të, kur vajza 12-vjeçare mësoi vetëm nga studimi i seksit në shkollë, se njerku i saj po e përdhunonte.

Njerku i saj u dënua për incest në vitin 1995 por pas tre vjetësh u lejua të rikthehej në familje dhe të vazhdonte të përdhunonte Bacot.

Në libër ajo shkruan: “Askujt nuk i dukej e çuditshme që Daniel u rikthye të jetonte me ne sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pas kthimit, Bacot kishte dëgjuar një diskutim në shtëpi për abuzimin, ku nëna e saj kishte thënë: “S’më bëhet vonë fare për sa kohë nuk mbetet shtatzënë.”

Rrjedhimisht ajo mbeti shtatzënë në moshën 17 vjeçare, me të parin e katër fëmijëve të saj.

Në jetën e saj prej të burgosure, Bacot thotë se Polette kishte miq e të afërm që e ruanin atë sa herë dilte nga shtëpia, për t’u siguruar që ajo të mos fliste me njeri.

Gjyqi i Bacot pritet të zgjasë një javë.

FOTO GALERI
1/7
Valérie Bacot ka qëlluar për vdekje njerkun dhe babanë e tre fëmijëve të saj në fillim të vitit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA