Zëvendëskryeministri malazez, Dritan Abazoviç është shprehur për mediat vendase se nuk pranojnë që politika serbe të ndërhyjë në zhvillimet politike në Malin e Zi.

Abaziviv tha se Beogradi duhet ta ketë te qarte se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe se vendimet që merr ekzekutivi i tij janë demokratike. “Ne i marrim vetë vendimet tona për fatin tonë”, deklaroi ai ndërsa këmbënguli se qeveria malazeze nuk rrezikon shembjen për shkak të shkarkimit të ministrit pro-serb të Drejtësisë, i cili mohoi genocidin ne Srebrenicë.

“Ne nuk do të kthehemi me regjimin e vjetër. Pavarësisht se ka ndonjëherë mospajtime, fjalë të vrazhda dhe nervozizëm, jam i sigurt që deputetët e shumicës parlamentare nuk do të luajnë me rezultatin historik të arritur në muajin gusht, kur për herë të parë u aplikua demokracia”, citohet të ketë thënë Abazoviç. Shkarkimi i ministrit të Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç nxiti tensione  politike e shkaktoi një krizë qeveritare për të cilën u tha se mund të sjellë edhe zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi.

Partia pro-ruse, Fronti demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentin dhe një ngërc të fortë qeveritar.

Autoritetet e Beogradit reaguan gjithashtu në mënyrë të ashpër duke i cilësuar veprimet e Podgoricës si “tradhti kundër popullit serb.” Vuçiç vetë u shpreh se “rezoluta e miratuar në parlamentin malazez është kundër interesave të Serbisë, por serbët atje, sipas tij, duhet ta mbajnë kokën lart”.

Top Channel