Kleriku i vijës së ashpër Ebrahim Raisi siguroi një fitore dërrmuese në zgjedhjet presidenciale të Iranit, por aktivistët pretendojnë se ai i ka duart me gjak.
Raisi, i njohur ndryshe si “Kasapi”, do të largojë sipas tyre edhe më shumë vendin nga Perëndimi, do të ashpërsojë tensionet e do të përhapë gjakderdhjen dhe terrorin ne mbarë Lindjen e Mesme. Raisi thuhet të ketë urdhëruar me gjakftohtë torturimin e tmerrshëm të grave shtatzënë, hedhjen e të burgosurve nga shkëmbinjtë, dhe kushedi sesa akte te tjera brutale dhune.
Nofekan “Kasapi” e mori pas përfshirjen në ekzekutimet masive të të burgsurve politië. Thuhet se ai ka qenë një anëtar kyv it ë ashtëquajturit “Komisioni i Vdekjes”, që urdhëroi vrasjen e mijërave vetëve në masakrën e vitit 1988. Brenda disa muajsh asokohe, rreth 30 mijë burra, gra e madje edhe fëmijë që mbaheshin nëpër burgje, u vendosën përpara një muri e u qëlluan për vdekje.
Amnesty International thotë se Raisi u ngrit deri në nivelin e presidentit, në një kohë kur ai duhet të ishte hetuar për krime kundër njerëzimit. Irani vazhdon të mbetet një sfidë e madhe për perëndimin në Lindjen e Mesme; ai thuhet se vazhdon të mbështesë grupet terroriste në mbarë botën dhe po kërkon të zhvillojë armë bërthamore.
Top Channel