Hungaria ngre alarmin pas gjetjes së eksplozivit, Orban: Komplot ndaj tubacionit të gazit para zgjedhjeve Drejtësia italiane nuk ia bëri të lehtë situatën katër emigrantëve që në filli droguan, pastaj përdhunuan dhe lanë të vdiste 16 vjeçaren Desiree Mariottinit në 2018-tën.
Një gjykatë në Romë dha dy dënime me burgim të përjetshëm për Mamadou Gara e Yussef Salia dhe dy të tjera me 27 dhe 24 vjet burg për Alinno China dhe Brian Minthe.
Teksa jepej vendimi, një ulërimë u dëgjua në sallën e gjyqit: “Të mallkuar, të djegshi në ferr”! nëna e Desireesë tha se priste që të merrnin të gjithë dënime me burgim të përtjetshëm.
Ajo nuk është e kënaqur, aq më tepër që njëri nga të akuzuarit Brian Minthe u la i lirë për shkak se kishte skaduar afati i paraburgimit. Desiree humbi autobuzin e fundit dhe nuk shkoi në shtëpi.
Ajo ishte droguar, ishte sulmuar seksualisht gjatë kohës që ishte pa ndjenja e madje sulmet u përsëritën edhe kur ishte duke ndërruar jetë. Ditën e funeralit të saj, kryetarja e bashkisë së Romës, Virginia Raggi e shpalli ditë zije.
Top Channel