PD iu drejtohet me formular degëve në qarqe: Të analizohen faktorët e masakrës zgjedhore

20/06/2021 12:51

Dy ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Demokratike ka përcaktuar një formuluar, përmes të cilit do të bëhet analiza për faktimin e asaj që konsiderohet ‘masakra zgjedhore e 25 prillit’.

Sipas vendimi të marrë në mbledhjen e Kryesisë, degëve në të gjitha qarqet iu kërkohet një raport analitik, ku të evidentohen faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në rezultatin zgjedhor.

Te faktorët e brendshëm përfshihen personat influent që kanë kontribuar, vlera e shtuar e koalicionit dhe gjendja e strukturës së partisë.

Te faktorët e jashtëm përfshihen (fenomene negative të përdorura nga kundërshtari politik, që shkaktuan masakrën elektorale), personat influent që kanë punuar kundër PD.

Udhëzimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi mban datën e djeshme.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel