Meta merr një dhuratë të çmuar në Tivar: Mezi pres të lexoj një nga botimet kishtare më të vjetra në rajonin tonë

20/06/2021 18:59

President i vendit, Ilir Meta, gjatë një vizite që po zhvillon në Malin e Zi, ku është takuar dhe ka zhvilluar një bisedë me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

Meta mori edhe një dhuratë “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë.

“Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj.

E vlerësoj dhuratën e tij, “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj”, shkruan Presidenti bashkangjitur fotove.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel