E rëndë në SHBA/ Aksident mes 18 makinash, humbin jetën 9 fëmijë, shkak lagështia në rrugë

20/06/2021 22:42

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku nëntë fëmijë dhe një i rritur humbën jetën, në një aksident tragjik të ndodhur në shtetin e Alabamas.

Në këtë aksident u përfshinë 18 automjete për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm. Zona është përfshirë nga një stuhi tropikale, që ka shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Autoritetet njoftuan se fëmijët që humbën jetën tragjikisht në aksident, variojnë nga moshat 9 muajsh, e deri në 17 vjeç.

Foshnja 9 muajshe vdiq në një automjet së bashku me të atin, shkruajnë mediat e huaja.

Tetë viktimat e tjera ishin në një automjet që i përkiste një shtëpie strehimi për vajzat e braktisura, të lënë pas dore, ose të abuzuara. Më e vogla mes viktimave në këtë automjet ishte katër vjeç.

Pesë persona të tjerë u lënduan gjatë përplasjes, por asnjë nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën, shkruajnë më tej mediat e huaja.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA