Amerikania e vrarë brutalisht në Rusi, mediat: Ishte ish-marinse!

20/06/2021 14:10

Një person ka përfunduar në pranga lidhur me vrasjen brutale të 34 vjeçares amerikane Catherine Serou në Rusi. Serou rezultonte e zhdukur që të martën dhe se fundi u zbulua trupi i saj i pajetë.

Agjencia ruse e lajmeve RIA njoftoi se amerikania studionte për juridik në një universitet të rajonit Nizhny Novgorod. Ajo kishte mbërritur atje nga Kalifornia disa vjet më parë.

Disa raporte në mediet e huaja tregojnë se Catherinë ishte një ish marinse. Pak përpara vdekjes, ajo i kishte dërguar të ëmës një mesazh në telefon ku i thoshte se ishte në një makinë me një të huaj.

“Shpresoj të mos më rrëmbejë”, kishte shkruar Serou. Personi që e mori në makinë u identifikua si 43 vjeçari, Aleksey Popov, i cili tani akuzohet për vrasje.

Catherine u zhduk pikërisht mbrëmjen e takimit mes presidentit amerikan Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ku u diskutua fati i dy ish marinsave të tjerë amerikane që mbahen të burgosur në Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA