Tre rivalët kryesorë të zgjedhjeve presidenciale në Iran përgëzuan sot kandidatin fitues, i cili pritet të zgjidhë ngërçin e bisedimeve të rinisjes së marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të vendit.
Ebrahim Raisi, kreu radikal i gjyqësorit të Iranit, është përgëzuar sot si presidenti i ri i vendit nga tre rivalët e tij kryesorë elektoralë, pasi siguroi 17.8 milionë vota, një masë gjigande prej 14.5 milionë më shumë se rivali më i afërt.
Me 90% të votave të numëruara, zyrtarët thanë se 28.6 milionë njerëz kishin votuar, në krahasim me 41 milionë që e bënë në 2017.
Rezultatet zyrtare pritet të publikohen sot, por duket se Raisi ka siguruar më shumë se 50% të votave duke eliminuar nevojën për raundin final.
Fitorja e tij do të thotë përqendrim të pushtetit te klasa klerike konservatore, duke i dhënë fund njëfarë dualizmi që zotëronte tetë vitet e fundit ku presidenti centrist në ikje Hassan Rouhani, shpeshherë kishte kontradikta me Gardën Revolucionare Islamike dhe klerikët konservatorë.
Presidenca e Rouhani u bë e papreferuar në SHBA, e cila vendosi sanksione të rënda ekonomike ndaj vendit dhe eliminoi avantazhet ekonomike që ai kishte premtuar me ringjalljen e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare të 2015.
Konservatori Mohsen Rezaei, dhe centristi ish-kryetar i bankës qendrore Abdolnaser Hemmati dërguan të dy përgëzimet e tyre për Raisi. Rezaei kishte siguruar 3.3 milionë vota kurse Hemmati 2.4 milionë. Kur Raisi humbi zgjedhjet në 2017 ndaj Rouhanit, ai mori 15.8 milionë vota.
Rouhani në fjalimin e tij televiziv pranonte “presidentin e ri të zgjedhur nga populli” pa i përmendur emrin.
“Për arsye se ai nuk është njoftuar ende zyrtarisht, unë nuk do të bëj përgëzimet zyrtare, por është e qartë kush i ka marrë votat”, tha Rouhani.
Ndërkohë bisedimet e marrëveshjes mes Iranit, Rusisë, Kinës dhe tre shteteve evropiane ishin lënë në pritje të rezultatit të zgjedhjeve.
Raisi nuk do të marrë kontrollin e administratës deri muajin që vjen por bisedimet në Vienë për marrëveshjen pritet të nisin përpara kësaj kohe.
SHBA ndërkohe mori dje disa hapa për heqjen e disa pengesave për dërgimin e ndihmave humanitare në Teheran. Vendi ka pasur më shumë se 82 000 vdekje nga pandemia e koronavirusit.
Top Channel