Foto ilustruese


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Stacionit së Policisë Selenicë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Vajzë, Selenicë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin:

V. N., 35 vjeç, banues në fshatin Vajzë, Selenicë, pasi në afërsi të banesës së tij, në ambient të hapur, u gjetën të kultivuara fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA