Policia e Durrësit dhe IKMT kanë nisur aksionin e prishjes së bizneseve pa leje në Durrës.
Nga aksioni është arrestuar 1 person, janë vënë nën hetim 5 të tjerë, 1 është shpallur në kërkim, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje.
Janë vënë nën hetim A. Sh., 62 vjeç, N. M., 52 vjeç, M. K., 59 vjeç, banues në Durrës. Ndërsa në këkrim është shpallur A.Sh, 50 vjeçe.
Ata janë konstatuar tek Kepi Rodonit, Shetaj, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
U procedua shtetasi R. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bozanxhije, Durrës, pasi u konstatua në Rromanat, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
U procedua shtetasi Dh. G., 66 vjeç, pasi u konstatua në lagjen nr. 10, Durrës, duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
U arrestua në flagrancë shtetasi E. Th., 30 vjeç, banues në Karpen, Shijak, pasi u konstatua në fshatin Vlashaj, duke kryer punime pa lejen e organeve komentete.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel