Momentet e pabesueshme kur balena del prapa barkës së turistëve që e kërkojnë në anën e gabuar (foto të rralla)

19/06/2021 15:43

Një grup amatorësh të balenave thuajse humbën momentin e pabesueshëm kur gjitari gjigand i detit nxorri turirin për t’i përshëndetur në barkën e tyre, pasi po shikonin në drejtimin e kundërt.

Grupi ishin fotografuar duke pritur me durim e me kamerat e ngrehura, por për pak po e humbisnin takimin spektakolar duke shikuar në anën e gabuar, para se balena të dilte në sipërfaqe vetëm dy metra larg barkës.

Për fat, turistët kthyen në kohë barkën e tyre për të parë balenën gjigande ‘gungaçe’, para ajo të zhdukej përsëri mes thellësive të oqeanit, duke shkaktuar skena emocionale celebrimi mes vizitorëve.

Fotot e marra nga një tjetër barkë tregojnë balenën lozonjare që nxjerr turirin e saj nga poshtë ujit teksa grupi avancon në drejtimin tjetër, me kamerat e drejtuara nga deti në kërkim të saj.

Amatorët e botës detare e panë atë momentet e fundit, teksa fotot i tregojnë të magjepsur me takimin e afërt me gjigandin.

Një grua në barkë shihet që ngre duart në ajër në formë celebrimi, ndërsa të tjerët qëndrojnë me gojë hapur teksa klikojnë në aparatet e tyre.

Takimi i rrallë u fotografua nga regjizori Eric J Smith gjatë një lundrimi në lagunën San Ignacio, në gadishullin Baja California, Meksikë.

49-vjecari nga Los Angeles, tha: “Ajo ngadalë e qetësisht nisi të ngrihej mbi sipërfaqen e ujit për të parë rrotull. Unë isha në një barkë tjetër disa metra larg dhe e kapa momentin para se të gjithë të tjerët të kuptonin sa afër balena ishte”.

“Fotografia e balenave ka të bëjë shumë me fatin, por gjithmonë duhet të jesh vigjilent dhe i gatshëm. Mund të mërzitesh shpejt pasi ka të bëjë me shumë pritje. Në momentin e parë që ul gatishmërinë, ngjarja spektakolare ndodh”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/9
Një grup amamtorësh të balenave thuajse humbën momentin e pabesueshëm kur gjitari gjigand i detit nxorri turirin për t’i përshëndetur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA