Pas një viti të vështirë pandemik, këtë sezon turistik të gjitha subjektet që operojnë në industrinë e turizmit në bregdet duhet të zbatojnë protokollin e veçantë anti Covid 19, që përcakton masat që duhet të merren në lidhje me sigurimin e shëndetit të pushuesve të shumtë që priten që nga kjo fundjavë dhe në vazhdim.
Por jo të gjitha subjektet duken të gatshme për zbatimin e këtij protokolli.
Rënia e numrit të infektimeve në vend dhe procesi i vaksinimit ka shkaktuar shkujdesje te shumë operatorë turistikë dhe pushues, por resortet turistike dhe hotelet e mëdha në bregdet kanë nisur ta zbatojnë protokollin.
”Po e zbatojmë protokollin, distancat, dizinfektimin. Na favorizon dhe fakti që jemi të vaksinuar i gjithë personeli. Kjo na bën më të mbrojtur ndaj klientëve dhe të ofrojmë siguri për ta”, thotë operatori turistik, Majk Kulla.
Prandaj kamarierët nuk mbajnë maska kur shërbejnë?
”Më në fund pas 1.5 vjetësh jemi të lirshëm të shërbejmë pa maska dhe jemi të lumtur që u duket buzëqeshja kamarierëve tanë”.
Me fluksin e pushuesve pritet të shtohet dhe ndërgjegjësimi i subjekteve se protokolli anti Covid duhet zbatuar, po ashtu dhe i strukturave që monitorojnë zbatimin e tij.
Top Channel