Pavarësisht njoftimit zyrtar që shqiptarët do të mund të udhëtonin në drejtim të Greqisë nga Kapshtica një ditë me vonë në këtë pikë kufitare asgjë nuk ka ndryshuar.

Masat e mëparshme që lejojnë kalimin e 400 personave në ditë me statusin e punonjësit sezonal dhe asnjë udhëtar për arsye turistike apo familjare, mbeten në fuqi.

Autoritete greke kanë njoftuar palën shqiptare se deri në 28 qershor do të zbatohet i njëjti vendim dhe se përveç punëtorëve sezonalë nuk do të lejohet të kalojë asnjë kategori tjetër.

Për shkak të njoftimit që u dha vetëm një ditë më parë, në këtë pikë kufitare kanë qenë të paktë qytetarët shqiptarë që kanë menduar se mund të kalojnë dhe nuk është krijuar kaos ndërsa një arsye tjetër mbetet edhe kuota e ulët prej 400 personash që mund të udhëtojnë çka e bën shumë të vështirë që udhëtarët të sigurojnë formularin PLF.

Pika e kalimit kufitar të Kapshticës mbetet e bllokuar në dalje prej 7 muajsh çka ka sjellë jo pak vështirësi për banorët e zonës, familjet emigrante apo edhe bizneset ndërsa ende nuk dihet një datë e saktë kur do të nisë funksionimi normal i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA