Elbasan, 3 makina shkatërrohen nga përplasja me njëra-tjetrën , 2 persona në gjendje të rëndë, me tyre një fëmijë

19/06/2021 15:39

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur disa minuta më parë pranë Metalurgjikut, në Elbasan.

3 automjete janë shkatërruar nga përplasja e fortë me njëra-tjetrën, ndërkohë që nuk dihet shkaku i aksidentit.

Sipas policisë, janë përplasur: mjet tip “Benz” që drejtohej nga 62-vjeçari me iniciale E.K., mjeti tip “Toyota “, që drejtohej nga 36-vjeçari me iniciale Sh.B. dhe mjeti tip  “Audi” , që drejtohej nga 43-vjeçari me iniciale J.Sh.

Për pasojë, 62-vjeçari E.K. dhe një fëmijë janë plagosur dhe sipas burimeve të Top Channel, gjendja e tyre shëndetësore është kritike. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë personat e bllokuar nga makina.

Top Channel ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku shihen mjetet e dëmtuara, njëra prej të cilave ka përfunduar në kanal.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Toyota ” me drejtues shtetasin Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

FOTO GALERI
5/15

Top Channel