Anëtarët e komunitetit LGBTI në vend vazhdojnë të jenë pre e dhunës fizike dhe verbale. Dy ditë më parë disa persona rrahën brutalisht një transgjinore 21-vjeçare.

Homofobia mbetet në nivele të larta dhe manifestohet në mes të kryeqytetit. Mendo se çfarë mund të ndodhë me një fëmijë apo adoleshent, çfarë dhune, çfarë traumash duhet të përjetojnë, individët LGBT, vetëm se janë LGBT. Pavarësisht biem apo jo dakord jeta e një personi nuk duhet vendosur në rrezik. Dhe kur kjo vejen në formën e dhunës nga 10 persona të rinj të cilët janë gati të shkojnë në burg, të vrasin një njeri vetëm e vetëm se është transgjinor, është e patolerueshme”, shprehet Altin Hazizaj nga Ambasada PINK/LGBT PRO Shqipëri.

Hazizaj thotë se në Shqipëri nuk ka një matje të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, por sipas tij vendi ynë nuk ka ndryshim nga gjithë Europa, që do të thotë se komuniteti Gay në vend është diku mes 4-5 % e popullsisë, pa llogaritur lesbiket.

Hazizi tregon se e njeh nga afër transgjinoren e dhunuar:
Nuk e kisha menduar kurrë se ajo mund të ishte viktimë e dhunës, pasi është një njeri shumë I dashur, I komunikueshëm, lexon shumë, është shumë e dedikuar për artin në përgjithësi. Madje para dy javëve vuri një pjesë teatrale në skenë. Por kjo tregon se homophobia nuk do t’ja dijë fare sa I formuar apo i paformuar je, sa I edukuar apo I paedukuar je. Homofobia është krim dhe ja cilat janë pasojat e saj”.

Ambasada Gjermane e dënoi ashpër aktin e dhunës ndaj transgjinores, ndërsa Elton Ilirjani, biznesmeni I vendosur në Amerikë dhe një zë i fortë në mbrojtje të komunitetit LGBTI deklaroi se ai do të padisë persona të njohur të jetës publike në vend për nxitje të homofobisë:

Këtu dalin më flamur të madh homofobie njerëz që janë askushi, ose më saktë pretendojnë që janë aktorë, por në fakt nuk janë askushi. Ata mbjellin urrejtje dhe këtë dhunë me të cilën përballemi sot. Kjo nuk duhet toleruar më. Është një thirrje ndaj çdo personi që ka influencë në opinionin publik. Të dalim të gjithë së bashku dhe t’i themi “Jo” Homofobisë, sepse ajo vret dhe ja ku janë viktimat e saj“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA