Ambasadorja e SHBA-së takim online me diasporën shqiptaro-amerikane: Punë filantropike për forcimin e Shqipërisë

19/06/2021 18:27

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka zhvilluar një takim online me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane.

Takimi është bërë publik nga ambasada e SHBA-së në faqen e saj zyrtare, ndërsa thekson se në takim është diskutuar për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparësitë e ambasadës për fushatën e demokracisë.

Kim përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë.

“Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”, shkruhet në njoftim.

 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA