28 vjeçarja bie për vdekje nga shkëmbi 70m gjatë shëtitjes romantike me të shoqin (fotot)

19/06/2021 21:39

Një grua 28-vjeçare ka rënë aksidentalisht për vdekje nga rreth 70 metra lartësi, gjatë një ekskursioni romantik malor me bashkëshortin e saj në Wyoming, SHBA.

Callie Aust ra nga maja Steamboat Point e maleve Bighorn të mërkurën, teksa i shoqi Luke thirri shërbimet e emergjencës pasi nuk po e gjente gruan.

Zyra lokale e sherifit tha se bashkëshorti nuk mund të përcaktonte vendndodhjen e gruas prej mbulimit të dobët me valë celulare, por ajo u lokalizua pak më vonë në jugperëndim të shkembit Steamboat.

Nuk ishte ende e qartë mënyra e saktë të rënies por policia tha se “nuk ka sinjale për lojë të dyshimtë” dhe se vdekja po trajtohet si aksidentale.

Zëdhënësja e parkut kombëtar Bighorn, Sara Kirol tha se pika e Steamboat ka qenë më parë pikë vrojtimi kundër zjarreve dhe ka parmakë sigurie.

Ajo shpjegonte: “Nuk është një barrierë e sigurtë por vetëm mbetje të kullës së vrojtimit. Anët e humnerave  nuk kanë stabilitet dhe në majë të tyre ka shumë gurë të lirshëm.

“Të qëndrosh pranë apo mbi anët e humnerës është shumë e rrezikshme, cilado qoftë vendndodhja”.

Miqtë e familjarët e Callie i bënin homazhe asaj duke e quajtur “shembull i dashurisë së Zotit”.

“Dashuria dhe e vërteta e Zotit ndriçonin çdo ditë në veprimet e saj, me bindje dhe qëllim të fokusuar. Ajo e donte familjen me të gjithë qenien dhe ishte e preferuara e të gjithëve …”

FOTO GALERI
1/3
Një grua 28-vjeçare ka rënë aksidentalisht për vdekje nga rreth 70 metra lartësi, gjatë një ekskursioni romantik malor me bashkëshortin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA