Vendimi për vaksinimin e fëmijëve ndaj covid edhe në Shqipëri pritet të marrë ‘ok’ në komisionin e imunizimit, dhe ky vaksinim kërkohet të bëhet para se të nisë viti i ri shkollor. Prof Genc Sulcebe një nga anëtarët e këtij komisioni thotë se po shkohet drejt finalizmit.

Për vaksinimin e fëmijëve janë miratuar vetëm Pfzier dhe Moderna ndërkohë që edhe coronavac ka marrë miratimin në Kinë. Bëhet fjalë për vaksinimin e fëmijëve 12 deri 16 vjeç megjithëse Sulcebe thekson se duhen vaksinuar edhe studentet.

Por në fakt përse duhen vaksinuar fëmijët?

Ka dhe një grup fëmijësh si ata me sëmundje kronike, obezët, të cilët pasi kalojnë covid sëmuren me një sindromë inflamatore të ngjashme me Kavasakin ndaj duhen mbrojtur.

Por përveçse vaksina të jetë fakultative kërkohet me parë një analizë serologjike.

Por anëtarët e komitetit të imunizimit ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, por gjithsesi Sulcebe thotë se ky vendim pritet të miratohet.

Top Channel