“Ta dish” nga Gëzim Myshketa/ Baritoni vjen me një CD të këngëve të njohura shqiptare dhe një libër

18/06/2021 19:47

Ta dish, një antologji e vogël e muzikës tradicionale shqiptare lindi si një dëshirë e brendshme e artistit Gëzim Myshketa, që muzika shqiptare të jetë gjallë, mos të ketë kurrë harresë. Ai zgjodhi ta dokumentojë këtë në një CD dhe në një libër, nëpërmjet Volumit të Parë të Albumit të tij. Si dhe një mini koncert mes miqve më të zgjedhur.

Ka filluar si një ëndërr e imja për të mbledhur këngët tradicionale shqiptare. Për ti ripërpunuar, shplurosur dhe sjellë drejt veshit të spektatorit dhe dëgjuesit shqiptar, duke bërë një libër, I cili nisi 20 fletë dhe doli gati 70 fletë, që përmban emocione, kuriozitete, shkrime, informacione nga më të ndryshmet, që të jetë një vepër jo vetëm e bukur për veshin, por edhe informuese dhe jam tejet i lumtur që ndodhem mes miqve shumë të mirë sonte dhe promovojmë “Ta dish”.

Baritonin durrsak e kujtojmë kur këndonte që në fëmijëri, por sot ai ka pushtuar skenat botërore nga një shtët në tjetrin. Me role të bukura dhe kritika nga më pozitivet.

Por sërish rrënjët janë elementë që ai I ka gjithmonë me vete prandaj edhe ky ishte një kontribut modest për njerëzit e vendit të tij.

Janë përzgjedhur disa këngë që unë I kam shumë përzemër. Ja kam dërguar përpunuesit Kushtrim Gashi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme, që më pëlqen jashtë mase. Është trajtuar çdo pjesë e folklorit shqiptar diku si Vivald, Schubert. Është shumë interesante nga kjo anë kjo CD. Shpresoj që në volumin e dytë dhe të tretë të kemi dhe perla të tjera. Kjo është dëshira dhe ëndrra ime.

Pas këtyre perlave të muzikësh shqip, që ai solli në Tiranë, ashtu si shpesh rikthehet me projekte dhe ide të reja, jeta e tij skenave të teatrove më të famshme dhe publikut më të zgjedhur evropian është tejet e mbushur.

Tani sapo mbarova operan La Forza del Destino në Touluz dhe operan Luisa Miller, në të cilën luaja rolin e babit,që do të jepet në dt 2 qershor në rrjetin kombëtar francëz. Pastaj në shtator me Radio France bëj rolin e Rigoletsos etj

Top Channel