Përplasje mes banorëve të Bënçës dhe pronarëve të kompanisë së asfaltit, Auron Tare: Kërcënuan se do na vrisnin

18/06/2021 12:51

Banorët e Bënçës janë përplasur me punonjësit e firmës, pasi kanë protestuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.

Banorët kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime në atë zonë.

Mësohet po ashtu se është dhunuar edhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Auron Tare, i cili ishte krah banorëve.

Sipas banorëve është marrë një vendim i njëanshëm dhe nuk është marrë aspak opinioni i tyre për këtë çështje.

Ato kërkojnë të largohet firma e ndërtimit të fabrikës së asfaltit, ndërkohë që është hedhur ideja dhe për një grevë uria që mund të nisë nëse do të ketë një shterim negociatash. Ato kërkojnë largimin e kompleksit industrial nga zona që është ndërtuar.

Aktivisti Auron Tare tha për “Breaking” tha se pronarët e 3 kompanive e kanë kërcënuar se do ta vrisnin me armë.

“Po të kisha armë do të të kisha vrarë dhe ty dhe të gjithë ata që janë këtu, më thanë  3 pronarët e kompanive”, tha Tare.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA