“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes
17/07 21:50
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Vendimi lidhet me mosmarrëveshjen institucionale mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Kushtetuesja ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e kryeministrit, ndërsa ka pushuar gjykimin për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit.
Në vendim, Gjykata thekson se kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.
Top Channel