“Tani na duket sikur po marrim frymë prej fillimit.”
Mona dhe Vera prej vitesh jetojnë në shtëpinë e të moshuarve të Tiranës. Afërsisht për 1 vit e gjysmë të moshuarit, covid 19 i ka mbajtur të izoluar, larg diellit, tokës dhe natyrës.
Në traditën e institucionit që kujdeset për zhvillimin e bujqësisë dhe agroturizmit, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural kësaj herë të moshuarve i dha lirë në, atë që u mungonte më shumë. Ata u prezantuan me jetën e re të fshatit modern shqiptarë. SINKRON FRIDA KRIFCA, AZHBR
“AZHBR është e lidhur me fshatin, tokën, bujkun, njeriun e thjeshtë. Kemi krijuar një traditë institucioni ka vëmendjen të posaçme ndaj moshës së tretë dhe shtëpinë e të moshuarve. Sot kemi ardhur në fshatin Radhë në një nga subjektet që në kemi mbështetur. E kemi kthyer nga një restorant në një agroturizëm. Duam që të shohim se si është ndryshuar pamja e fshatit shqiptar. ”
Sot të moshuarit kishin një ditë ndryshe që u mungonte prej kohësh.
E moshuara: E para herë që dalim.
Si ndjehesh?
E moshuara: Shumë mirë.
Të kishte marrë malli të dilje?
E moshuara: Shumë.
Një vit ke qëndruar e mbyllur?
E moshuara: Si e gjithë bota edhe ne nuk kemi dalë. U kujdesëm për veten. Tani që dolëm u kënaqëm, fshatinae pëlqen shumë. Na u duk sikur u kthye përsëri jeta në normalitet.
Top Channel