Ndalohet një mjet në Portin e Durrësit, dyshohet se ka para të padeklaruara

18/06/2021 20:47

Një mjet është ndaluar në Portin e Durrësit mbrëmjen e sotme. Burime për Top Channel bëjnë me dije se dyshohet se ka para të deklaruara brenda, ndërsa aktualisht po kontrollohet nga policia.

Më herët në Portin e Durrësit u sekuestruan 300 kg kokainë që ishte në një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut, i cili është identifikuar si Nazif Ajrosk.

Mësohet se paraprakisht para grupit hetimor të ketë thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Po ashtu ai ka shtuar se është shofer që bën transport ndërkombëtar të materialeve të ndërtimit dhe se nuk ka lidhje me lëndën narkotike.

Dyshohet se droga që do të kalonte transit nga Shqipëria kishte si destinacion veriperëndim të Italisë, për t’u hedhur më tej në tregun e narkotikëve.

Top Channel