Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3 raste të reja me koronavirus nga 3027 testime të kryera 

18/06/2021 16:44

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë,  janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (18 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë      8

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3027

Testime totale            771,586

Raste pozitive             132,484

Raste të shëruara        129,903

Raste Aktive                  127

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       42

Tiranë          36

Berat             12

Durrës          11

Lezhë           8

Elbasan        5

Gjirokastër    4

Korçë           3

Dibër             3

Kukës           2

Fier                1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA