Tashmë pas humbjes në peshë, Kim Jong-un duket se është i gatshëm për konfrontimin me SHBA duke u zotuar të ndërtojë më shumë armë bërthamore, megjithë paralajmërimet e presidentit Joe Biden per te kunderten.
Lideri verior ka thënë se vendi duhet të jetë i gatshëm si për dialog ashtu dhe për konfrontim, sidomos me Amerikën, në mesazhin e tij të parë që prej ardhjes së Biden në zyrë.
Jong-un bëri kërcënimin e ashpër në një fjalim të partisë së punës, sipas mediave shtetërore koreano-veriore.
Ai kritikoi administratën e re amerikane për qëndrimin “republika jonë” dhe përcaktoi objektivat e tij “strategjike e taktike të bashkëveprimit me SHBA”.
Agjencia shtetërore vendase KCNA shtoi se “sekretari i përgjthshëm i partisë tha se duhet të përgatitemi si për dialog dhe për konfrontim”.
“Veçanërisht duhet të përgatitemi më shumë për konfrontimin, për të mbrojtur shtetin dhe sigurinë tonë.”
Jong-un u zotua gjithashtu të “reagojë shpejt e mprehtësisht ndaj situatave të ndryshueshme për marrjen e kontrollit të gadishullit korean”, tha agjencia e lajmeve, në ditën e tretë të sesionit të komitetit qendror të partisë.
Ndërkohë Peniani akuzon Biden për vijim të politikës armiqësore dhe ka refuzuar zotimin e Biden se do të trajtojë kërcënimin e paraqitur nga programi bërthamor i Veriut.
Kërcënimet e Kim Jong-un erdhën pasi SHBA e të tjerët kanë nxitur Korenë e Veriut të heqë dorë nga programi i saj i armëve bërthamore dhe rikthimin në bisedime.
Frikat e një lufte të mundshme të Perëndimit me Korenë e Veriut vijojnë të rriten teksa aktivitet i lartë ushtarak është dalluar në impjantin kryesor bërthamor të vendit.
Biden ka thënë se nuk do të takohet me Kim Jong Un pa një plan konkret për negocjatat mbi arsenalin e tij bërthamor, sipas deklaratës në takimin me presidentin koreano-jugor Moon Jae-in.
Ai gjithashtu ka kritikuar marrëdhënien e ish-presidentit Donald Trump me Jong-un, duke thënë se “nuk do të bëjë atë që është bërë në të kaluarën.
“Nuk do t’i jap atij atë që kërkon – njohje ndërkombëtare”, tha Biden.
Top Channel