Gruaja vdes pak minuta pasi mori dozën e dytë të Pfizer-it, disa vite më parë kishte humbur djalin në aksident

18/06/2021 18:09

Një 56-vjeçare, në Greqi, ka humbur jetën pak pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Ngjarja e rëndë ndodhi në spitalin e Kalavryta. Pak minuta pasi kishte marrë dozën e vaksinës gruaja u ankua se kishte dhimbje, një ndjesi si djegie në gjoks dhe shpinë. Pas këtyre ankesave ajo papritur humbi ndjenjat.

Pavarësisht se stafi mjekësor bëri përpjekje për ta mbajtur në jetë, mediet fqinje shkruajnë se ka mundësi që gruaja të ketë pësuar sulm në zemër me edemë pulmonare.

Banorët në fshatin Kertezi, Kalavrita, janë shokuar nga vdekja e papritur e saj. Çifti i bashkëshortëve kishin lënë vendbanimin e tyre të përhershëm në Athinë një vit më parë dhe kishin shkuar në shtëpinë që mbanin në Kertezi, në mënyrë që të mbroheshin nga pandemia, ndërsa disa vite më parë ata kishin humbur njërin nga dy fëmijët e saj në një aksident automobilistik disa vite më parë.

Top Channel