Gjykata lehtëson emigrantët/ Prindërit kujdestarë të fëmijëve me shtetësi britanike mund të marrin lejen e përhershme

18/06/2021 19:46

Një vendim i Gjykatës së Lartë të Anglisë ka vendosur se ata prindër që kanë kujdestarinë kryesore të fëmijëve të cilët kanë marr shtetësinë britanike për më tepër se 5 vjet, këta prindër tashmë mund të aplikojnë për marrjen e lejes së përhershme të qëndrimit të tyre në Britani pas Brexit, qoftë si shtetas të BE-së ose si shtetas që vijnë  nga jashtë Bashkimit Evropian. 

Mendohet se shume prindër ose kujdestar me origjine shqiptare qe janë ose te ndare ose kane kujdestarin për këta fëmijë me shtetësi britanike mund te qëndrojë përgjithmonë dhe te përfitojnë nga ndihmat sociale edhe ne momentin kur Britania del nga Bashkimi Evropian. Deri me tani Ministria e Brendshme britanike  nuk ka pranuar t’u jap statusin ne baze te rregullave te BE-se për këta kujdestar te quajtur “Zambrano” te cilet kane pasur një lloj leje qëndrimi. Drejtuesja e një nga shoqatave me te madhe te komunitetit shqiptar ne Britani, “Shpresa Programme”  Luljeta Nuzi thote se prej muajsh kjo shoqate po punon me organizata te tjera britanike is Neë European dhe Reneëal Programme, per te ndihmuar qytetaret evropian me origjine shqiptare qe duan te aplikojne per lejen e perhershme te qendrimit  ne Britani pas Brexit.

Afati perfundimtar per berjen e kerkeses eshte 30 qershori i 2021 dhe nuk ka shume dite ne dispozicion, andaj keshillimi ligjor eshte sa urgjent aq edhe i domosodoshem per  berjen sic duhet te kerkeses per te perfituar nga ky vendim favorizues i Gjykates se Larte angleze.

 

Top Channel