Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shpalosi rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitet për vitin 2021, në takimin online ku ishte i pranishëm dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Ajo theksoi veçanërisht se një ndër rekomandimet kyçe është hetimi i gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar ose larguar nga sistemi.

‘’Reforma në drejtësi solli ndryshime të thella ligjore me qëllim ndërtimin e një sistemi drejtësisë të pavarur dhe të përgjegjshëm. Sot është ndryshuar rrënjësisht struktura e drejtësisë, duke synuar si garantimin e pavarësisë së jashtme dhe brendshme të prokurorëve. Prokurorëve iu është dhënë fuqia për të qenë të pavarur jashtë ndikimit të prokurorit të përgjithshëm apo prokurorisë, pa qenë të ndikuar nga politika, krimi dhënë.

Duke rankuar prokurorët me pozicionet me pakën më të mirëpaguar në institucionet shtetërore.

Jam e bindur se radha për të treguar përgjegjësinë është te Prokuroria.

Në drejtim të strukturës institucionale, duke kuptuar se secili prej lëtyre organeve ka kompetencat e veta por bashkëpunimi midis tyre duhet të udhëhiqet nga parimi kushtetutës. Ndërmjet institucioneve të drejtësisë duhet të ketë bashkëounim të fortë dhe ndërveprim.

Me qëllim që reforma në drejtësi të përmbushë pritshmëritë që publiku ka kundrejt saj.

Prokurorëve iu dha mundësia për të qenë të pavarur. Me qëllimin kryesor, forcimin e drejtësisë penale. Të gjtihë bashkërisht kemi detyrim moral e profesionale, veçanërisht për atë pjseë të shoqërisë që garantoi ngritjen e institucioneve të drejtësisë që reforma në drejtësi të plotësojë pritshmëritë.

Nga zbatimi praktik i dispozitave kushtetuese, ka qasje në kundërshtim me frymën e ndërmarrjen e reformës në drejtësi, ajo e keqkuptimit të pavarësisë, si një instrument që kur keqkuptohet.Mungesa e llogaridhënies dhe pavarësisë.

Për këtë qëllim drejtuesit e prokurorive kanë rëndësi për të garantuar përgjegjshmërinë dhe pavarësinë. Roli i çdo drejtuesi duhet të jetë në funksion të përmbushjes së detyrimeve, marrjen e masave për mirëfunksionimin, por duhet të jetë ura lidhëse nga çdo prokuror për luftën kundër kriminalitetit.

Në zbatim të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave. Mbrojtja e prokurorëve nëpërmjet Komisionit të Posaçëm, si organizëm i ri brenda KLP, duhet gjithashtu të trajtojë me seriozitet çdo rast të kërcënimit të jetës, prokurorëve e familjarëve, për ti dhën mbrojtjen e nevojshme.

Kjo është pjesë e rekomandimit, apo grupit të rekomandimeve që Këshilli i Ministrave ka drejtuar.

Një numër i madh raportesh ndërkombëtare vënë thekson tek lufta kundër krimit të organizuare korrupsionit.

DASH vë theksin tek zbatimi me efektivitet i ligjit dhe Reformës në Drejtësi. Dënimin e rasteve me trafikim të lëndëve narkotike, drogave. Sekuestrimin e pasurive të paligjshme.

Të rikthehet besimi i publikit tek sistemi i drejtësisë. Luftën ndaj pandëshkueshmërisë. Ka filluar funksionimi i BKH, që është një aset i çmuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. BKH do të jetë një strukturë shumë e rëndësishme për prokurorinë e posaçme. Filluam vitin e kaluar në pandemi, që padyshim sistemi i drejtësisë nuk mundi të mos prekej nga kjo pandemi. Por përsëri arritëm të vendosim në regjimin e posaçëm subjektet e para për të parandaluar, për të mos lejuar kontrollin e veprimtarisë kriminale nga brenda burgjeve. Në një bashkëpunim me PP, Gjykatat, patjetër që do të vijojmë të punojmë bashkë në luftën kundër krimit të organizuar e parandalimin e krimit.

Siç jeni në dijeni, kemi 10 ligje me ndryshime, jo vetëm proceduriale por dhe ligjin kundër krimit të organizuar, për të garantuar kushte më të mira. Kuvendi i ka garantuar, për çdo zyrtar publik, prokuror, gjyqtar SPAK sa i përket trajtimit financiar. Këshilli i Ministrave ka rekomanduar, shtimin e hetimeve proaktive në këtë fushë. Nga ana tjetër për luftën kundër krimit të organizuar ka një bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese rajonale e ndërkombëtare.

Një rëndësi të veçantë në luftën kundër korrupsionit, duhet hetimi i gjyqtarëve që janë larguar nga sistemi, qoftë me dorëheqje dhe shkarkim. Pritshmëritë e publikut janë që gjyqtarët që janë pasuruar në kurriz të fatkeqësive, të dalin para drejtësisë. Kjo ka qenë në vijimësi kërkesë e ndërkombëtarëve, ti vendoset vëmendje nga SPAK dhe GJKKO.

Duhet vëmendje e shtuar nga strukturat e posaçme për rezultatet në rastet e korrupsionit në nivele të larta, ashtu si krimin e organizuar. Së fundmi një vëmendje të veçantë në rekomandimet e Këshillit të Ministrave, luan dhe bashkëpunimi ndërinstitucionale, agjencitë ligjzbatuese me karakter të brendshëm dhe ndërkombëtar.

Presim aps një pune shumë të gjatë që kemi kryer me Prokurorinë e Përgjithshëm dhe të SPAK, Kuvendi të miratojë ndryshimet për kuadrin institucionale me jashtë, të kemi skuadra të përbashkëta.

Siç presim projektin e bashkërenduar për marrëdhëniet institucionale. Një nga qëllimet që duhet të arrihet është dhe rritja e komunikimit të drejtpërdrejtë me autoritetet gjyqësore.

Përveç rezultateve që solli Reforma në Drejtësi, kemi arritur rezultat shumë pozitiv, emëruam në janar të këtij viti prokurorin tonë ndërlidhës në Eurojust. Jo vetëm i jep mundësinë Shqipërisë, por edhe shërben si mekanizëm për të ndjekur Prokuroria luftën kundër kriminalitetit. Shkëmbimi i informacionit e përvojës me partnerët ndërkombëtarë, operacionet e përbashkëta do ndihmojë shumë në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, sidomos për pasuritë e paligjshme.Një ndër rekomandimet e fundit, lidhur me përgjegjësinë për vëmendje të veçantë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të autorëve, lidhen me vepra penale me natyrë seksuale, gjinore, trafikim të fëmijëve. Kërkohet dhe ka qenë një ndër rekomandimet, për të rritur cilësinë e hetimit por dhe ashpërsinë e politikave penale.

Ky rekomandim nuk ka gjetur nga të gjitha rastet që lidhet me veprat penale të luftës në familje. Sa më e suksesshme lufta, sa më shumë autorë të veprave penale para drejtësisë, aq më shumë i madh do të jetë besimi tek sistemi i drejtësisë. Është detyra e secilit prej jush të merrni çdo masë të nevojshme, të garantohen këto rekomandime, prioritet, por ajo që konsiderohet pritshmëria e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare, në rrugën e Shqipërisë drejt BE dhe për të arritur rezultatet e mëdha.’’- tha Gjonaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA