Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi konfiskimin e pasurive të Moisi Habiajt dhe familjarëve të tij.

Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, rezultojnë tu jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

Kujtojmë se Moisi Habilaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa sipas GJKKO, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata në bazë të neneve 112 të K.Pr.Penale, nenet 3/1/c; 3/4; 5; 7; 11/1/a, 12, 13, 14,15, 24,27, 28 e vijues te ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”i ndryshuar me ligjin Nr.70/2017,

VENDOSI

I. Konfiskimin e pasurivedhe kalimin ne favor të shtetit, deri në vlerën e pajustifikuar të shpenzimeve me të ardhuratë ligjshme si më poshtë.

  1. Pasuria 27/131-ND Z.K. 8605, vol.10 fq.32, e llojitndërtesë me sipërfaqe 156m², e cilafiguronnëpronësitështetasit A.H. ,icili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2688 Rep dhe 1787/2 Kol. datë 12.09.2014.
  2. Pasuria 27/154-G, Z.K.8605, vol.37 fq.38, e llojitgarazh me sipërfaqetotale 514m², e cilafiguronnëpronësitështetasit A.H. ,icili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2689 Rep dhe 1788/2 Kol. datë 12.09.2014.
  3. Pasuria 18/103-N9, Z.K.8604, vol.29 fq.9, e llojitapartament me sipërfaqetotale 285m², e cilafiguronnëpronësitështetasitA. , M.dhe F. H. , tëcilët e kanëblerë me kontratën e shitjes Nr.2698 Rep dhe Nr.1345/1 Kol. datë 04.07.2011.
  4. Pasurinë 21/7-N3/2, Z.K.8603, vol.61 fq.250, e llojitnjësi me sipërfaqetotale 136 m², e cilafiguronnëpronësitështetasit F.H. ;icili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.390 Rep dhe 167 Kol. datë 08.03.2017.
  5. Automjeti me targë -XXXXXXX, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008.
  6. Automjeti me targë – XXXXXXX, e markës Ford, Focus,e vitit të prodhimit 2002.
  7. Automjeti me targë –  XXXXXXX, e markës Ford, Focus,e vitit të prodhimit 2000.
  8. Automjeti me targë –  XXXXXXX, e markës Skod, Fabia, e vitit të prodhimit 2002.

9.Automjeti me targë –  XXXXXXX, e markës Fiat Bravo, e vitit të prodhimit 2007

 II.Pezullimin e pasojave të zbatimit të masës së konfiskimit, të pasurive të sekuestruara me vendimin Nr.379 datë 29.10.2017, të Gjykatëssë  ShkallëssëParë Vlorë, deri në dhënien e një vendimi gjyqësor penal për revokimin apo shuarjen e kësaj mase, për pasuritë si më poshtë:

Pasuria 21/7-N3/2, Z.K.8603, vol.61 fq.250, e llojitnjësi me sipërfaqetotale 136m², e ndodhurnëlagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cilafiguronnëpronësitështetasit F.H. .

Pasuria 27/131-ND Z.K. 8605, vol.10 fq.32, e llojitndërtesë me sipërfaqe 156m², e ndodhurnëlagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cilafiguronnëpronësitështetasit A.H. .

 III.Revokimin e masëssësekuestrospërpasuritëe tjerasekuestruar  mevendiminNr.20, datë 15.09.2018, tëGjykatëssëShkallësParëpërKrimetëRënda.

 IV.Nëbazëtënenit 28 tëligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”vendimipërkonfiskimvihetnëekzekutimmenjëhere passhpalljes.

 V.Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të ngarkohet Z.Arjan Baci dhe Erion Ricku, administrator pranë Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë.

VI.Urdhërohet kryesekretaria pranë kësaj gjykate që t’i komunikojë një kopje të këtij vendimi Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

VII.Kundër vendimit lejohet ankim brënda pesëmbëdhjetë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së këtij vendimi, dhe për palët nga e nesërmja e njoftimit, të këtij vendimi.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.06.2021

SEKRETARE                                                                    GJYQTARE

 ALMA STAFAJ                                                                 IRENA GJOKA

 

Vetëm një muaj më parë Gjykata e Posaçme, GJKKO e ka dënuar me 37 vite burg Moisi Habilajn dhe tre anëtarët e bandës së tij.

Pas hetimeve, SPAK kishte kërkuar 63 vite burg në total për katër anëtarët e grupit Habilaj, por dënimi i tyre u ul në 37 vjet pasi pranuan gjykim të shkurtuar.

Mbi grupin që drejtonte Habilaj, rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA