Pasditen e sotme në emisionin “Top Talk”, në Top Channel është diskutuar për prerjet e reja të kartëmonedhave që do hidhen në tre pas 30 qershorit, 1000 lekë dhe 10000 lekë.

Pedagogu i Fakultetit të Ekonomisë, Igli Tola ka thënë se kartëmonedhat e reja mund të keqpërdoren edhe nga bota e krimit, pasi mund të heqin dorë nga përdorimi i prerjeve të mëdha të dollarit e eurove, dhe të kthehen nga kartëmonedhat e prerjeve të mëdha në lekë.

Tola: Edhe në SHBA i është kërkuar qeverisë amerikane që të tërheq 100 dollarëshin sepse përdoret në një masë drastike për të lehtësuar transaksione në botën e krimit.

Sepse shumë pak prej nesh i ka ndodhur që të shohë bashkë disa kartëmonedha 100 mijë lekëshe apo 500 mijë lekëshe sepse këto përdoren për të bërë transaksione në botën e krimit, për të ruajtur të ardhura në botën e krimit.

Marrim si shembull 1 mln dollarë po ti kemi në prerje 100 dollarëshe do të duhen gati 10 kg, ndërkohë kjo vlerë po të ekuivalentohet në euro duhet më pak se 2 kg. Kjo gjë e lehtëson në botën e krimit.

Denis Dyrnjaja: Po heq një vijë paralele që në fakt pa dashje kemi prodhuar një efekt ndihmës për botën e krimit?

Tola: Absolutisht, për aq kohë sa nuk gjejmë një arsye tjetër ekonomike që është në favor të aktorëve të tjerë ekonomië për të lehtësuar transaksionet e tyre të përditshme  në shoqëri, dashje pa dashje i kemi krijuar një lehtësi botës së krimit dhe të ryshfetit që të mos përdorin më euron apo dollarin, por të fillojnë të përdorin lekun.

Nga ana tjetër Përfaqësuesi i Qendrës së Eksporteve, Alban Zusi, tha se nxjerrja në treg e prerjeve të reja të kartëmonedhave nuk sjell asnjë lehtësim për biznesin.

Alban Zusi: Për ne është e papritur nga ana jonë, është një prurje e re dhe e padiskutuar dhe për sa kohë është e tillë ndoshta mund të jetë edhe i panevojshëm.

Nuk besoj se kjo ka për të sjellë një lehtësim për biznesin. Nuk shkon një qytetarë që ka një rrogë 300 apo 400 mijë lekë dhe të përdorë 100 mijë lekëshin. Nuk ka shans.

Nëse do kishte një ndihmë që mund t’i vinte në ndihmë mund të ishin mjetet apo shitësit e bizneseve që shesin me tentativë shitjet dhe kthehen me para kesh me 100 mijë apo 150 mijë lekë të reja në xhep.

Top Channel