Fotot/ Aksident në Tiranë, autobusi i “Tiranës së re” përplaset dhe përfundon mbi trotuar

18/06/2021 15:36

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus ka dalë nga rruga duke u përplasur me një kamion dhe më pas me një shtyllë.

Ngjarja ka ndodhur tek pallatet 9-katëshe në Tiranë, ndërsa mësohet se nuk ka të plagosur.

Ngjarja ka shkaktuar panik të gjyqtarët, të cilët janë mbledhur rreth autobusit, i cili pas përplasjes përfundoi në trotuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel