Stuhia e breshrit ka pushtuar pasditen e sotme Elbasanin.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Top Channel” stuhia e breshrit ka dëmtuar të mbjellat në fshatin Muçan, njësia Tregan, në Elbasan.

Mësohet se stuhia ka zgjatur rreth 30 minuta, por tashmë fermerët janë të shqetësuar për shkatërrimin që moti u shkaktoi të mbjellave të tyre dhe pemëtarisë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel