Foto ilustruese

Një 11-vjeçar është përplasur nga makina në aksin rrugor Pogradec-Lin gjatë mbrëmjes së sotme.

Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, ku shoferi 45-vjeçar po drejtonte automjetin tip “Hyundai” dhe aksidentoi këmbësorin 11-vjeçar, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel