Takimi i Gjenevës/ CNN: Putini mori nga Biden pikërisht atë që deshi!

17/06/2021 14:27

Edhe përpara se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të takohej me homologun rus Vladimir Putin, pritshmëritë ishin të ulëta.

Përtej disa angazhimeve bazike për rikthimin e ambasadorëve dhe pajtimin me dialogun konstruktiv me Shtetet e bashkuara në çështje të tilla si siguria kibernetike dhe politika e jashtme, Putini, nuk dha ndonjë shenjë se takimi i parë ballë për ballë i dy liderëve prodhoi vërtet ndonjë qasje madhore qëndrimesh, thotë CNN.

Me sa duket, fjalët miqësore nuk mjaftojnë për ta frenuar liderin ris që të vazhdojë të ndjekë me forcë agjendën e tij politike si brenda kufijve rusë, ashtu edhe jashtë tyre me një pandëshkueshmëri totale, vazhdon gjigandi mediatik amerikan.

Sa i takon sigurisë kibernetike, shefi i Kremlinit tha se aty, të dyja palët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. “The Sun” shkruan se vetëm disa orë pas kësaj deklarate, website-et e disa prej linjave më të mëdha ajrore amerikane si Southwest, United, Delta dhe American Airlines u bllokuan që të gjitha. Optika e samitit të Gjenevës, u kopsit thotë CNN thuajse në përshtatje të plotë me nevojat e brendshme të presidentit rus.

Ajo çfarë Putini deshi dhe mori nga ky takim, vazhdon shkrimi, ishte konfirmimi se ai është një lider me staturë të ngjashme me presidentin amerikan.

Kjo është saktësisht ajo çfarë do Kremlini; të bisedojë me SHBA si i barabartë në mënyrë që pala tjetër të mos kërkojë dot ndryshim pozicioni si kusht për dialogun”, thotë eksperti Oleg Ignatov. Biden vetë e e përshkroi samitin me një ton realist, kur tha se disa muajt e ardhshëm do të shërbejnë si një “provë” nëse marrëdhëniet mes dy vendeve mund të përmirësohen. “Ajo që po them është se mendoj se ka një perspektivë të mirëfilltë për të përmirësuar ndjeshëm marrëdhëniet mes dy vendeve tona, pa hequr dorë nga asnjë gjë e vetme, e parimeve dhe vlerave tona“, u shpreh presidenti amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA