26/12 22:45
Me një thënie kuptimplotë të Mit’hat Frashërit e ka mbyllur mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama.
Teksa citon Mit’hat Frashërin, Rama shkruan se nuk mund të punosh për vendin, nëse nuk ke dashuri për çdo cep të tij.
“Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë”, shkruan kryeministri.
Kryeministri ndodhet në Francë, ndërsa pak ditë më parë ai ishte në Bruksel, i pranishëm në Samitin e NATO-s, ku liderët e 30 vendeve anëtare ranë dakord për të rritur mbrojtjen e përbashkët “kundër të gjitha kërcënimeve dhe nga të gjitha drejtimet”.
Top Channel