Tashmë është zyrtare: Kim Jong un e pranoi se vendi i tij po përballet me mungesa ushqimi dhe populli po vuan.
Duke iu drejtuar zyrtarë të lartë shtetërorë, Kim ka thënë se “situata me ushqimin është e tensionuar”. Lideri koreano-verior e gjen fajin tek sektori i bujqësisë që sipas tij ka dështuar të përmbushë objektivat për grurin për shkak të tajfuneve të vitit të kaluar që shkaktuan përmbytje të mëdha.
Çmimet e ushqimeve janë rritur ndjeshëm; një media vendase thotë se një kilogram banane kushton 45 dollarë. që prej mbylljes së kufijve për shkak të pandemisë, tregtia e vendit komunist me aleatin e tij të madh, Kinën ra ndjeshëm ndjeshëm, ç’ka u reflektua menjëherë tek ushqimi dhe karburantet. Nga ana tjetër, Koreja e Veriut përballet edhe me vështirësi të mëdha për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, të vendosura prej programit të saj bërthamor.
Në muajin prill, Kim pati bërë një deklaratë të rrallë, duke iu bërë thirrje zyrtarëve që të përgatiten për një tjetër “Mars të rëndë”. Kjo shprehje përdoret nga zyrtarë veri-koreanë për t’iu referuar vështirësive me të cilat është përballur ky shtet gjatë krizës së urisë në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e ka lënë Korenë Veriore pa ndihmat bazike, duke shkaktuar siç thuhet gati 3 milionë të vdekur nga uria.
Top Channel