Peza paralajmëron një verë të nxehtë: Media, oligarkë dhe niveli i Berishës do të jenë emrat e radhës që do të shpallen “non grata” nga DASH

17/06/2021 22:08

Analisti Alfred Peza ka paralajmëruar se kjo verë do të jetë e nxehtë sa i përket lëvizjeve të Amerikës ndaj Shqipërisë për shpalljen “non grata” të personave që janë të përfshirë në cështjet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Në emisionin “Open”, Peza shtoi se do të përfshihen oligarkë dhe persona nga fusha e medias si dhe të tjerë në nivelin e Berishës.

Peza: Nisur nga dinamika me të cilën ShBA kanë shpallur persona “non grata” në Shqipëri në lidhje me ato përmbajtje që janë pasqyruar në urdhrat e sekretarëve amerikanë të shtetit , por edhe nisur nga urdhri i presidentit Joe Biden, besoj që javët në vazhdim mund të ketë persona të tjerë të rëndësishëm politikë që mund të goditen në Shqipëri të nivelit të Sali Berishës apo afër tij në pikëpamje të asaj çfarë përfaqësojnë politikisht.

Jo vetëm në fushën politike, por ndoshta edhe në fusha të tjera. Fokusi amerikan është vendosur mbi personat që kanë të bëjnë me çështjet e korrupsionit të nivelit të lartë.  Jo më larg se sot edhe vetë ambasadorja Kim theksoi se edhe një kategori tjetër për të cilët SHBA-të do të tregohen shumë të kujdesshëm.

Them se do të jetë një verë e nxehtë, jo për nga temperaturat. Do ketë një listë me emra të fushave të tjera që mund të shpallen non-grata…fusha të tjera.

Vasili: Mediat, oligarkia…çfarë quan fusha të tjera ti?

Peza: Ja i the ti disa fusha, do të jenë niveli i Sali Berishës dhe jo vetëm…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA