“PD më zboi në mënyrë të shëmtuar”/ Rudina Hajdari flet për shpalljen “non grata” të Berishës: Raporti ynë me Amerikën nuk duhet cenuar

17/06/2021 17:53

Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur të mos komentojë vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish kryeministrin Sali Berisha. Në emisionin “Ftesë në 5”, tha se askush nuk duhet të reagojë shpejt dhe duhet të japë kohë për këtë çështje.

Ndër të tjera tha se akuzat janë të forta dhe nëse vihet re ndonjë gabim duhet të jetë transparent, por theksoi se raporti i Shqipërisë me Amerikën nuk duhet të cenohet në asnjë moment.

Hajdari: S’jam unë e aftë të komentoj veprimet e DASH. Kanë arsyet e veta që arrijnë në këtë përfundim por unë si Rudinë nuk jam në gjendje të komentoj mbi një vendim të atillë. Them se duhet të japim pak kohë dhe të mos reagojmë shpejt. Nëse kanë bërë gabime në këtë vendim, duhet punuar, por nëse këto janë akuza që janë të forta, atëherë duhet bërë sa më transparente, por raporti ynë me Amerikën nuk duhet cënuar asnjëherë. Sot më shumë se asnjëherë i duhet opozitës ky raport i shëndoshë.

Deputetja komentoi edhe zgjedhjet në Partinë Demokratike duke thënë se mungon demokracia e brendshme, por kujtoi se zboi kur mbajti mandatin. Këtë moment e cilësoi si “mënyrën më të shëmtuar për ta hequr”.

Hajdari: PD ka kohë të gjatë që i mungon demokracia e brendshme. Për këtë arsye, si spektatore nga fakti që ajo parti më zboi në momentin që mbajta mandatin, nuk është e vërtetë që ika por u hoqa në mënyrën më të shëmtuar duke më thënë që nuk isha as anëtare e PD, gjë që nuk është e vërtetë se kam qenë brenda e Partisë Demokratike që kur kam lindur. Raporti im me PD vazhdon të jetë i fortë dhe nuk ka ndryshuar.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA