OBSH: S’jemi në fund të pandemisë/ Këshilla për Shqipërinë: Kujdes me mutacionet e tjera që mund të vijnë

17/06/2021 19:31

Përfaqësuesi i OBSH-së në Tiranë, Grelad Rockeschaub vlerëson situatën aktuale të Covid-19 në Shqipëri, por paralajmëron se ende nuk jemi në fund të epidemisë.

Mutacioni Delta, përveç Britanisë tanimë është shfaqur edhe në Italinë fqinje, ndaj duhet të përgatitemi që të menaxhojmë shpejt çdo situatë të mundshme.

“Ajo që OBSH di është se variant Delta është shumë herë më i transmetueshëm se varianti ALFA që po qarkullon në Britani. Në lidhje me efektivitetin e vaksinave ne kemi të dhëna shumë të limituara për momentin. Sipas disa gjetjeve fillestare rezulton se pas dozës së parë mbrojtja është shumë e ulët, ndërsa pas dozës së dytë mbrojtja nga ky risk është e konsiderueshme dhe kjo për të gjitha vaksinat e miratuara që janë në qarkullim. Ne duhet të jemi të qetë por duhet që situatën ta mbajmë nën vëzhgim pasi varianti Delta mund të mos jetë I vetmi variant që është shqetësues, mund të dalin edhe të tjera variante të virusit. Kjo varet nga ajo që sa shpejt ne e menaxhojmë situatën. Tani është koha e duhur të investojmë në mjetet përgatitore, forcojmë kapacitetet e sistemit shëndetësore, të sigurohemi që kemi furnizime shtesë për të qenë gati në çdo kohë nëse do të kemi rritje të infektimeve,spitalet të jenë gati të mirë pajisur me mjete shtese dhe mekanizmat e survejmit të përforcuara në mënyrë dhe të çojmë përpara ritmet e vaksinimit”

Por, a duhet të kemi frikë se bashkë me turistët që kemi ftuar do të na vijë edhe mutacioni Delta.

“Unë mendoj se nuk duhet të jemi të frikësuar dhe po kështu edhe turistët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të përgatiten për investimin në masat anti-covid dhe qeveria është duke e bërë në fakt këtë gjë duke hapur qendrat verore shëndetësore në zonat turistike. Shqipëria është në një pozicion shumë të mirë pasi ndodhet një situatë shumë qëndrueshme epidemiologjike dhe numri i rasteve të reja është shumë shumë i ulët për disa javë.Por ne duhet ta përdorim këtë kohë të qëndrueshme të pandemisë që të vazhdohet me vaksinimin për të mbrojtur popullatën dhe për tu përgatitur për ndonjë zhvillim të mundshëm që lidhet edhe me qarkullimin të mutacioneve”.

I pyetur ne lidhje me vaksinën AstraZenca e cila është stopuar në Italinë fqinje, shefi i OBSH-së në Tiranë shpjegon:

“Vaksina e Astrazeneces është një vaksinë që është përdorur gjerësisht, kryesisht në Angli, me mbi 20 milion doza. Eshte e vërtete që kjo vaksine është e lidhur me disa efekte anësore shumë të rralla, sic janë trombozat që prekin kryesisht trurin, por ne tashmë e dimë që zakonisht janë shume mire të trajtuara. Vaksinë është shumë e sigurtë, shumë efektive dhe këto pak efekte anësore që janë shfaqur janë shumë mirë të trajtueshme nga ana mjekësore. Ndaj ne jemi të mendimit se duhet të vazhdojmë vaksinimin me këtë vaksinën të sigurtë dhe efektive edhe në Shqipëri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA