Me drogë me vete, të dehur në timon dhe plagosje me dashje, disa arrestime në kryeqytet

17/06/2021 10:15
Foto ilustruese

Disa shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

25-vjeçari me iniciale B.G. është kapur me një sasi kokaine.

Ndërkohë, pas kontrollove të shtuara të policisë rrugore, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kryeqytet 4 shtetas, të cilët u kapën në timon në gjendje të dehur.

Ndërsa 44-vjeçari me iniciale F.K. dhe 44-vjeçari me iniciale B.I. po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet se në dy ditë më parë, në 15 qershor, kanë dhunuar dhe kërcënuar dy qytetarë në rrugën  “Myrteza Këlliçi”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. G., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
G. L., 41 vjeç, T. L., 37 vjeç, M. Xh., 39 vjeç dhe A. Q., 56 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 16.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F. K., 44 vjeç dhe B. I., 44 vjeç, sepse më datë 15.06.2021, në rrugën “Myrteza Këlliçi”, për motive të dobëta, në bashkëpunim kanë goditur me grushta dhe kanë kanosur shtetasit E. H., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel