Ilustruese

Goditet një rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Drejtorisë Rajonale të SHÇBA Shkodër-Lezhë dhe DVP Lezhë janë vënë në pranga 2 persona që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen një automjet, disa bileta udhëtimi dhe dy aparate celular.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me SHÇBA-në, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative së me një mjet autobus po transportoheshin emigrantë të paligjshëm në drejtim të Shkodrës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+” është bërë lokalizimi dhe ndalimi i mjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin autobus me drejtues shtetasin Gj. L. dhe faturino shtetasin A. A., u konstatuan 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, të cilët po transportoheshin në drejtim të Shkodrës, kundrejt fitimit.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë u bë arrestimi i shtetasve: Gj. L., 54 vjeç dhe A. A., 31vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, disa bileta udhëtimi dhe 2 aparate celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Top Channel