Partitë e vogla rezultuan humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve.
Krahas ekzistencës së tyre me ndryshimin e ligjit zgjedhor të vegjlit iu pakësohen edhe të ardhurat që mund të përfitojnë nga shteti.
Për këtë arsye, 5 aleatë të Lulzim Bashës, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me qëllim shfuqizimin e nenit 88 të Kodit Elektoral, i cili parashikon mënyrën se si përllogariten votat brenda koalicionit.
Por më shumë sesa hallin e peshës elektorale, të vegjlit duket se kanë hallin e parave, pasi ligji parashikon se partitë pjesëmarrëse në koalicion i përllogaritet numri i votave në bazë të numrit të mandateve dhe kandidatët që nuk thyen herësin, nuk iu llogariten votat e marra dhe si i tillë përjashtohen edhe nga mbështetja financiare.
Dardian Mustafaj: Votat që një parti ka marrë në një zonë zgjedhore ku nuk ka prodhuar deputetë nuk përkthehet në mbështetje financiare. Kjo shkelje e barazisë para ligjit është shkelje kushtetuese. Ai subjekt që siguron vota duhet të marrë financimin përkatës.
Juristi Dardan Mustafaj, i cili mbrojti interesat e te vegjëlve ne gjykatë kërkoi që partitë politike te financohen ne bazë të numrit ne total të votave që marrin ne zgjedhje edhe nëse ato nuk kanë prodhuar asnjë mandat deputeti.
Top Channel