Një 80 vjeçar po endet prej më shumë se 20 vitesh në dyert e institucioneve të drejtësisë, për të marrë dëmshpërblimin prej 6 milionë lekë të vjetra që i kanë caktuar vetë këto organe. Nelo Hatika denoncoi në emisionin investigativ se ka fituar disa vendime gjyqësore, të cilat detyrojnë një pronar të një fasonerie ti japë këtë shumë. Por, ai ka refuzuar disa herë, ndërsa ankuesi ka bërë denoncim edhe në prokurori për mashtrim dhe fshehje të ardhurash. Por, nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se ky person “nuk ka prona dhe llogari bankare”.

Gjykata ka urdhëruar dy herë që Kostandin Çaro, pronar i një fasonerie, të hetohet. Por, po dy herë prokuroria këmbëngul që “s’ka pasuri”. Aktualisht, dosja po hetohet për herë të tretë. Por, paradoksi qëndron se hetimet po ndiqen nga i njëjti prokuror, Julian Çafka, që është edhe drejtues i Prokurorisë së Gjirokastrës. Në një ballafaqim me denoncuesin, prokurori nuk jep dorëheqje, teksa thekson se “kemi mendime të ndryshme”. Ai i kërkon qytetarit që të marrë edhe këtë vendim (pushimi) dhe nëse ia kthen për herë të tretë gjykata do të japë dorëheqje!

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua i moshuari Nelo Hatika. Ai thotë se përfaqëson bashkëshorten e tij, e cila ka dalë në pension në vitet 2000, teksa vitet e fundit kishte punuar në shoqëritë në pronësi të Kostandin Çaros. “Nuk derdhi kontributet e pagës reale. Kemi bërë gjyq pas gjyqi, ku z.Çaro na detyrohet për të paguar edhe dëmshpërblimin. Por, ai nuk i paguan. Bëhet fjalë vetëm për 5 a 6 milionë lekë të vjetra. Për mospagimin e kësaj shume përmbarimi i vendos gjobë. Ai këtë gjobë e paguan, por sërish nuk na jep dëmshpërblimin tonë. Vendimet janë të formës së prerë, por këtij nuk i gjejnë pasuri” thotë z.Hatika. Sipas tij, z.Çaro ka blerë në vitin 2004 godinën e ish-Kombinatit të Tekstileve në Gjiroastër për 250 milionë lekë. “Ja tek e ka pasurinë. Madje, atje ka edhe një fasoneri ku vazhdon aktivitetin. Këta e nxjerrin miliarderin të varfër dhe unë s’marr dot atë shpërblim. Kam 20 vjet më këtë punë, por këta po presin sa të vdesim ne” thotë i moshuari. Më tej pohon se e ka denoncuar z.Çaro në prokurori për disa vepra penale. “Ka mashtruar dhe fshehur të ardhurat. Pasuritë i ka kaluar sa në një firmë në tjetër. Kjo e faktuar. Por, këta të prokurorisë e pushojnë se ‘është i varfër’. E kanë pushuar dy herë dhe po dy herë gjykata ka urdhëruar që të rihetohet. Është për herë të tretë në prokurori. Dhe po herën e tretë po hetohet nga z.Julian Çafka. Ky s’jep dorëheqje” thotë qytetari.

Në vendimin e fundit, Gjykata e Gjirokastrës urdhëron se Çaro duhet të rihetohet. Por, sërish ia dha në dorë prokurorit Çafka. Në vendimin e zbardhur, gjyqtari shkruan se “pretendimet e kallëzuesit duhen vlerësuar në funksion edhe të ekzistencës së veprave të tjera penale”. Më tej, thotë se “nëse rezulton se ka dhënë deklarime të pavërteta, duhet të vendoset në përgjegjësi penale”. Z.Nelo Hatika pyeti në prokurori dhe mësoi se çështja po hetohet sërish nga prokurori Çafka. Ndërsa, për tu interesuar duhet të bënte një kërkesë zyrtare. Por, pas një insistimi të gjatë, 80 vjeçari e takoi prokurorin. Ky i fundit i tha se, kanë mendime të ndryshme për çështjen. “Kemi mendime të ndryshme. Nuk pajtohemi. Do të bëj disa veprime dhe, nëse ma kthen sërish gjykata, do të jap dorëheqje” thotë prokurori. Por, i moshuari i kërkon që të largohet, pasi dy herë gjykata i ka thënë që të hetojë dhe të marrë të pandehur z.Kostandin Çaro. “Unë mbaj një qendrim X, nëse gjykata nesër ma kthen prapë, atëherë ko tregon që unë me gjykatën jemi në mendime të ndryshme dhe për të mos zvarritur më kthime dhe moskthime, atëherë unë do heq dorë nga çështja sepse ndoshta e kam unë gabim! Pra, kështu do ta lë, do ti bëj edhe këto veprime dhe ti do ta kundërshtosh prapë (do ta mbyllë për herë të 3-të!!!!) dhe atëherë do të duket ke të drejtë ti apo unë. Pse, sepse ti po më paragjykon zgjidhjen time, pse mos të paragjykoj unë interesin tënd apo jo” i thotë prokurori.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe u interesuan, por prokurori nuk pranoi të jepte informacion, pasi “kishte dalë”. Edhe pas kërkesës për informacion, prokuroria nuk ka kthyer ende një përgjigje. Por, a ka pasuri apo biznes z.Kostandin Çaro? Denoncuesi thotë ka një fasoneri në Gjirokastër, madje ka godinën e ish-kombinatit në pronësi. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në ambientet e Kombinatit. Z.Çaro pranoi se fasoneria është në pronësi të tij, madje ka edhe mijëra metra katrorë që i jep me qira. Një qiraxhi u tha gazetarëve të Fiksit se e ka marrë nga Çaro me 50 mijë lekë në amuaj një ambient. “Ky është ambienti që kam unë. Këtë unë minimumi e kam 45 në muaj. 45 mijë lekë të reja” i thotë z.Çaro gazetarëve, duke faktuar pretendimet e z.Hatika. Por, për Prokurorinë e Gjirokastrës dhe drejtuesin e saj, Julian Çafka, që e ka zyrën vetëm pak metra larg këtij Kombinati, z.Çaro është i varfër!

***

BALLAFAQIMI I 80 VJEÇARIT ME PROKURORIN JULIAN ÇAFKA

Denoncuesi – Është shefi brenda?

Punonjësi i prokurorisë – Cili shef?

Denoncuesi – Z. Julian.

Punonjësi i prokurorisë – Po.

Denoncuesi – Ka mundësi ti thuash pak do të të takoj çik.

Punonjësi i prokurorisë – Nuk presin fare, s’presin se dje u bë një sherr. S’presin, fare, fare, fare. Vetëm të bësh kërkesë për shefin.

Denoncuesi – Ka mundësi të pyes cili e ka çështjen tonë në sekretari. Z.Çafka apo e ka marrë dikush tjetër?

Punonjësi i prokurorisë – Juli e ka, po patjetër se nuk lëviz. Një njeri e ka.

 

Pas disa orësh…

 

Denoncuesi – Z.Prokuror përshëndetje.

Prokurori Julian Çafka – Si kalove?

Denoncuesi – Si jeni! Çu bë me atë procesin hetimor.

Prokurori Julian Çafka – Arjanit ia kam lënë, do të bëj një analizë të hënën, ma kujto një çik.

Denoncuesi – Tani z.prokuror, ju keni dhënë 2 vendime që u janë prishur në gjykatë.

Prokurori Julian Çafka – Të lutem shumë, unë mbaj qendrimin që mendoj, ti ke të drejtë…

Denoncuesi – Pse nuk dhe dorëheqje.

Prokurori Julian Çafka – Do të jap dorëheqje, ta jap.

Denoncuesi – Ta japësh dorëheqjen zotëri.

Prokurori Julian Çafka – Ore unë kam një mendim X, shumë e drejtë për çështjen dhe ti ke të drejtë në aspektin tënd. Ta bëjmë kështu, meqë më ka dhënë detyra gjykata. Ti bëj dhe ato të mbaj qendrimin dhe në rast se gjykata ma kthen prapë do jap dorëheqjen. Je dakort?

Denoncuesi – Jo zotëri, unë kërkoj që të japësh dorëheqjen, unë këtë kërkoj, sepse…

Prokurori Julian Çafka – Edhe diçka Nelo do ma bësh me shkrim këtë gjë.

Denoncuesi – Duhet ta kishe bërë! Më pyete zotëri herën e parë që dha një vendim mosfillimi.

Prokurori Julian Çafka – Po.

Denoncuesi – Më the zotëri, je dakort që ta bëj unë apo ta vazhdoj dikush tjetër.

Prokurori Julian Çafka – Atëherë, unë ndaj mendim tjetër për çështjen, nuk nisem për asgjë. Thjesht kam mendim tjetër. Mendimi im ty me të drejtë thua…

Denoncuesi – Sepse juve me një fjalë, ai zotëria z.gjykatës tha ‘sot Kostandin Çaro duhet të qe në burg’. Jo të pushoheshin hetimet.

Prokurori Julian Çafka – Lërë ça thotë ai! Unë kam mendimin tim, unë kam mendimin tim megjithëse gjykata e ka kthyer dy herë. Tani, unë kam mendim tjetër për çështjen zotëri, deri tani me provat që janë, megjithëse thua ti jep dorëheqjen…

Denoncuesi – Meqë prite të vdesim ne, apo të dalë ndonjë amnisti, të mbyllet kjo punë.

Prokurori Julian Çafka – E ke shumë gabim.

Denoncuesi – Po na plas shpirti o zotëri.

Prokurori Julian Çafka – Ça të them unë, ça faj kam unë.

Denoncuesi – Ja kjo është, kërkojmë drejtësi. Kërkojmë drejtësi, jemi viktimë e atij krimi.

Prokurori Julian Çafka – Të lutem shumë, duhet të dish edhe një gjë. Mua më ka lënë gjykata ca detyra, unë do ti bëj ato detyrat e gjykatës. Dhe unë nuk po heq dorë për një arsye, se ti zotëri paragjykon vendimin tim.

Denoncuesi – Nuk po paragjykoj qëndrimin tuaj.

Prokurori Julian Çafka – Unë po heq dorë…

Denoncuesi – Dy vendime të prishura nga gjykata…

Prokurori Julian Çafka – Më dëgjo pak, më dëgjo pak, më dëgjo…

Denoncuesi – Po.

Prokurori Julian Çafka – Unë mbaj një qëndrim X, nëse gjykata nesër ma kthen prapë, atëherë ko tregon që unë me gjykatën jemi në mendime të ndryshme dhe për të mos zvarritur më kthime dhe moskthime, atëherë unë do heq dorë nga çështja sepse ndoshta e kam unë gabim! Pra, kështu do ta lë, do ti bëj edhe këto veprime dhe ti do ta kundërshtosh prapë (do ta mbyllë për herë të 3-të!!!!) dhe atëherë do të duket ke të drejtë ti apo unë. Pse, sepse ti po më paragjykon zgjidhjen time, pse mos të paragjykoj unë interesin tënd apo jo.

Denoncuesi – Sepse është Zoti gjyqtar që u shpreh se me këto fakte, ky do të qe në burg.

Prokurori Julian Çafka – Po të më thoshte ai mua detyrimin e formulimit të akuzës, ose të më thotë detyrimin e regjistrimit të emrit të personit, atëherë unë do të veproja dhe do ta çoja në gjyq, po të më detyrojë ai.

Denoncuesi – Kështu o të vdesim, o të…

Prokurori Julian Çafka – Të lutem shumë, do më kujtosh një çikë. Unë të hënën do të bëj një analizë me oficerin, ku është dosja çfarë veprimesh do të kryhen, ça disponimi do bëj. Në rregull? Me ty nuk kam gjë fare, je qytetar i respektuar.

Denoncuesi – Unë dua të jem në rregull.

Prokurori Julian Çafka – Shumë në rregull jemi unë dhe ti.

Denoncuesi – Gjithë të mirat.

Prokurori Julian Çafka – Mirupafshim.

 

NË “KOMBINATIN” NË PRONËSI TË Z.KOSTANDIN ÇAROS

 

Fiksi – Më thanë një fabrikë që ka një të prodhimit të këtyre, rrobaqepsi.

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Si e ka emrin?

Fiksi – Kostancin Çaro.

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Ja këtu është.

Fiksi – Kostandini është aty pronar?

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Po.

Fiksi – Kostandin Çaro?

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Po, lart është në kat të dytë, këtë e kam unë këtu (me qira), andej ka vendosur ca gjëra, një objekt të vogël, ka vendosur disa makina të vjetra.

Fiksi – Ke dhe ti pjesë këtu?

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Jo këtu jemi futur te firma e atij…

Fiksi – E sa ka vajtur si (qira), sa e paguan?

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Unë?

Fiksi – Po.

Qiraxhiu i Kostandin Çaros – Unë e kam 500 (mijë lekë në muaj).

 

Vjen pronari Kostandin Çaro

 

Fiksi – Më thanë ke fasonerinë këtu?

Kostandin Çaro – Po.

Fiksi – Më thanë, meqë ke fasonerinë, ke… (ambient me qira).

Kostandin Çaro – Sa metra do?

Fiksi – Mbi 500 metra katrorë.

Kostandin Çaro – Ajo (ambienti) është 240 metra katrorë.

Fiksi – Këtë që ke tëndën?

Kostandin Çaro – Jo, magazina bosh.

Fiksi – Është e vogël në fakt, 240 metra katrorë…

 

Na tregon ambientin që do të japë me qira…

 

Kostandin Çaro – Këtu maksimumi mund të punojnë mbi 70 veta, 60 veta.

Fiksi – E di. Se me këto pagesa i ke paguajt…

Kostandin Çaro – Se di!

Fiksi – Sa marrin këtu (punëtorët) si pagesë?

Kostandin Çaro – Se di, varet…

Fiksi – Se po flas hapur, se ti ke rrobaqepsi. Unë po erdha këtu, unë punëtorët tuaj, bëj kontratë që punëtorët e tu s’do i marr. Harroje këtë, unë e kam aq… Punëtorët tuaj s’i prek, s’bëhet fjalë, me dit se ngordh. Kështu që mos e ki merak se përzihem në atë punë, jam i prerë në ato gjëra..

Kostandin Çaro – Ky është ambienti që kam unë.

Fiksi – Atëherë, sa është (pagesa) ky të bisedoj me atë unë!

Kostandin Çaro – Këtë unë minimumi e kam 45 në muaj. 45 mijë lekë të reja.

Fiksi – Në muaj?

Kostandin Çaro – Në muaj patjetër.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA