“Duan të ruajnë stabilitetin apo regjimin e Ramës?”/ Bushati: Do ta duartrokisja Amerikën nëse…

17/06/2021 21:16

Analisti Andi Bushati shfaqet mosbesues ndaj lëvizjeve të fundit të Amerikës, përfshirë edhe shpalljen non grata të Berishës.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati tha se SHBA do të ishte për t’u duartrokitur nëse do bënte një deklaratë të vetme për miliona eurot që pastrohen në Shqipëri përmes ndërtimeve pa leje.

Bushati: Akoma jam i kalamendur mes idesë që SHBA-të duan të bëjnë demokraci, apo thjeshtë shpallja non grata  Berishës është përpjekje për të ruajtur stabilitetin dhe për të ruajtur regjimin e Ramës.

Nuk kam asnjë element që të them që kemi një angazhim të fortë për të bërë demokraci perfekte në Shqipëri. Ka një entuziazëm në Shqipëri që vjen sepse nuk kemi ndëshkuar dot hajdutët tanë dhe presim që këtë do të na e bëjë Amerika. Por do na e bëjë Amerika aq sa na dënoi Donald Lu peshqit e mëdhenj dhe sa kohë ka kaluar deri atëherë, peshqit janë trashur dhe nuk janë kapur.

Një duartrokitje për mua dakord shpallja non grata e Berishës, por qoftë edhe një deklaratë për miliona paratë e drogës që pastrohen me ndërtimet në Tiranë.

Top Channel