Dhunë në familje, përplasje me makinë dhe tregtim kanabisi, 4 të arrestuar në Sarandë

17/06/2021 11:41

4 shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

36-vjeçari me iniciale H.K., banues në Vlorë dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht ish-gruan e tij. Ai do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës.

49-vjeçari me iniciale R.T. është arrestuar pasi dyshohet se një ditë më parë, ndërsa po drejtonte motorin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin, duke lënduar veten dhe pasagjerin në rrugën “Murat Tërbaçi”.

27-vjeçari me iniciale F.K. dhe 26-vjeçari me iniciale D.M. janë kapur me 900 gramë kanabis në makinën me të cilën po udhëtonin.

Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas po qarkullonin me lëndë narkotike në mjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe në fshatin Metoq, Sarandë, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. K., dhe pasagjer shtetasin D. M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 900 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 27 vjeç dhe D. M., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjeri, shtetasi G. P., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel