Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Covidi dëmtoi ndër të tjera edhe dëgjimin. Për shumë pacientë paraqitja në kohë tek mjeku ishte vendimtare për rikthimin e dëgjimit.
“Covid 19-ta ka prekur veshin e mesëm dhe pjesën e veshit të brendshëm, që ka prekur si nervin e dëgjimit ashtu edhe të ekuilibrit. Ndonjëherë të dy, ndonjëherë veçant. Rastet më të shumta kanë qenë me dëmtime të nervit të dëgjimit. Pacientët që paraqiteshin shpejt, pa humbur kohë, brenda 3-4 ditëve dhe u është dhënë mjekimi i duhur, e kanë rikuperuar shumicën e dëgjimit. Moshat mbi 25 vjeç e kanë pasur më të vështirë rifitimin e dëgjimit postcovid 19”, tha mjekja otorinolaringologe, Evelina Cenalia.
“Nuk ishte patologji që preku më së shumti fëmijët. Ishte patologji që preku më së shumti moshat e rritura. Kemi pasur pacientë që megjithëse në Audiometri nuk kanë referuar fare çrregullim të dëgjimit, por kanë ardhur me problem të çrregullimit të ekuilibrit postcovid 19.
Përdorimi në rastet e rënda të kortizonikëve, ka rezultuar benefit edhe rikuperimin e nervit të dëgjimit. Rastet që i kanë neglizhuar dhe kanë ardhur pas 2-3 javësh rikthimi ka qenë I vështirë.
Kemi pacientë që kanë humbur mbi 80% të dëgjimit ose nuk dëgjojnë. Zakonisht ka prekur njërin vesh. Të rralla janë rastet kur janë prekur të dy veshët”, theksoi mjekja.
Top Channel